Emanuel Macron hyn “llugave”, ja cfarë thotë për gruan e kryeministrit australian

Presidenti francez Emanuel Macron ka bërë një “gafë të pafalshme” gjatë vizitës së tij në Australi, gafë e cila po përcillet me humor dhe kritika ndaj tij.

Në një prononcim për gazetarët, ku po qëndronin bashkë me kryeministrin australian Malcolm Turnbull, Macron u shpreh:

“Dua të ju falënderoj për mikpritjen e ngrohë – faleminderit juve kryeministër, dhe falëminderit gruas suaj të shijshme,” tha Macron.

“Gruaja juaj e ëmbël” u interpretua si gafa më qesharake e Macron deri më tani, por më tepër, si paaftësi e tij për ta folur gjuhën angleze ashtu si e do protokolli politik. /MESAZHI/