Duke folur për punën e tij në qeveri në 100 ditë, Kryeministri Ramush Haradinaj u pyet nga Jeta Xharra edhe për emrat e zëvendës ministrave të tij.
Prej 10 emrave sa është pyetur, Haradinaj i ka njohur vetëm 3 prej tyre.
Deri më tani, Haradinaj u ka dhënë vendimet për punë rreth 70 zëvendës ministrave të qeverisë së tij, duke e bërë këtë çëdhyje ndër më të përqeshurat në këtë vit.
Lexoni më poshtë pyetje e Jeta Xharrës dhe përgjigjet e Ramush Haradinajt gjatë intervistës së tij përemisionin “Jeta në Kosovë”:
A e dini kush është Kurtan Kajtazi?
Jo.
Fatir Berzati?
Kam dëgju për to, e di që është njo prej zëvendës ministrave.
Bajrush Sezairi, noshta e din?
Jo.
Abdy Ymeri?
Jo.
Faruk Nura ?
Po.
Resul Makreshi?
Jo.
Magbule Shkodra?
Po.
Qazim Rrahman?
Jo.
Milazim Gashi?
Po.