Erdogan: Besojmë në potencialin e rinisë turke – VIDEO

Presidenti Recep Tayyip Erdogan deklaroi se ata i besojnë potencialit të rinisë turke.

Erdogan ka publikuar një mesazh me rastin e 19 Majit – Dita Përkujtimore e Ataturkut dhe Festa e Rinisë dhe Sportit.

Presidenti Erdogan, në mesazhin e tij deklaroi se 19 maji, i dhuruar rinisë turke nga Gazi Mustafa Kemal Ataturku, ishte data kur botës iu shpall vendosmëria dhe dashuria për pavarësinë e kombit dhe u ringjall shpirti i rezistencës.

Duke thënë se më 19 maj 1919, kombi turk u ngrit së bashku kundër forcave pushtuese koloniale, u angazhua në një luftë totale për krijimin e shtetit të fundit dhe të përjetshëm të Republikës së Turqisë. Kombi shfaqi heroizëm epik dhe më në fund arriti një fitore të bekuar. “Ne sot po ecim drejt së ardhmes me frymën e forcës dhe pavarësisë, po bëjmë një luftë të pamëshirshme kundër atyre që duan të pengojnë zhvillimin dhe rritjen e Turqisë. Ndërsa mbajmë gjallë entuziazmin tonë për ndërtimin e një Turqie të madhe dhe të fortë, ne mbështesim të rinjtë tanë , të cilët ne i shohim si mundësinë tonë më të rëndësishme, në çdo fushë dhe u ofrojmë mundësi të reja”, tha Presidenti Erdogan.

“Ne po punojmë me të gjitha forcat për rininë tonë me ndërgjegje dhe karakter kombëtar dhe i besojmë potencialit të rinisë turke”, tha Presidenti turk, duke shtuar se janë krenarë që shohin të rinjtë në vijën e parë të frontit në çdo fushë të Turqisë nga arsimi te sporti, nga siguria te politika, nga tregtia te arti.

Presidenti Recep Tayyip Erdogan tha: “Ne do të vazhdojmë të ecim së bashku me rininë tonë për të realizuar synimet e vitit 2023 dhe vizionin e vendit tonë për vitin 2053. Me këto mendime uroj edhe një herë 19 Majin – Dita Përkujtimore e Ataturkut dhe Festa e Rinisë dhe Sportit dhe përkujtoj me respekt të gjithë heronjtë e Luftës sonë të Pavarësisë, veçanërisht Gazi Mustafa Kemal”. /trt