Erdoğan bisedë telefonike me kryeministrin e Indisë

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan ka zhvilluar një bisedë telefonike me kryeministrin e Indisë, Narendra Modi, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë nga Kryesia e Komunikimit të Presidencës, mësohet se Erdoğan në bisedën telefonike me kryeministrin indian Modi krahas marrëdhënieve dypalëshe diskutoi edhe për zhvillimet në kufirin Indi-Pakistan.  

Pas zhvillimeve që ndodhën në kufirin Indi-Pakistan, presidenti Erdoğan më 28 shkurt ka zhvilluar bisedë telefonike me kryeministrin e Pakistanit, Imran Khan ndërsa më 8 mars me Sekretarin e Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara (OKB) Antonio Guterres.