Erdoğan: Çështja e Idlibit duhet të zgjidhet

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ka deklaruar se nëse për hir të interesave të regjimit të Asadit injorohen vrasjet e dhjetëra mijëra njerëzve të pafajshëm, Turqia nuk mund të jetë as partner dhe as spektatore e një loje të tillë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Erdoğan, në llogarinë e tij në Twitter nëpërmjet një postimi në gjuhët anglisht, rusisht dhe arabisht në lidhje me samitin trepalësh Turqi-Rusi-Iran të mbajtur në Teheran të Iranit tha se Turqia që nga fillimi ka treguar përpjekje për ndalimin e gjakderdhjes në Siri dhe se i ka dalë në mbrojtje pa dallim vëllezërve sirianë.

Ai tha se ashtu sikurse dje edhe sot nuk dëshirojnë që asnjë sirian i vetëm të lëndohet.

“Rëndësia që i kemi kushtuar samitit trepalësh Turqi-Rusi-Iran që kemi realizuar me pjesëmarrjen e mikut tim Putin dhe në organizimin e të nderuarit presidentit Ruhani, buron nga ndjeshmëria jonë për të ardhmen e Sirisë”, tha Erdoğan. “Në samitin e zhilluar në Teheran, Turqia është shprehur hapur se mënyrat që injorojnë sigurinë e jetës së civilëve sirianë nuk do të sigurojnë asnjë dobi përveçse do t’i shërbejnë terroristëve”, tha presidenti turk.

“Në rast se tolerohet vdekja e dhjetëra mijëra njerëzve të pafajshëm për hir të interesave të regjimit, ne nuk mund të jemi as partner dhe as spektator i një loje të tillë. Çështja e Idlibit duhet të zgjidhet duke i qëndruar besnik frymës së Astanas pa shkaktuar dhimbje, tensione dhe probleme të reja. Është e nevojshme të kundërshtohen axhendat separatiste që synojnë të dobësojnë integritetin territorial të Sirisë dhe sigurinë kombëtare të vendeve fqinje”, theksoi presidenti Erdoğan në postimin e tij.

Gjithashti ai ka njoftuar se Turqia si një vend që strehon më shumë se 3.5 milionë sirianë do të vazhdojë të punojë për të ofruar kthim vullnetar dhe të sigurtë të refugjatëve dhe për të gjetur një zgjidhje të përhershme të konfliktit sirian ku të gjitha palët e interesuara bashkohen në një bazë të përbashkët.