Erdoğan: Do të pastrojmë të gjithë Detin Marmara

Përballë kërcënimit të fundit të mukozës së detit, Turqia do të pastrojë të gjithë Detin e Marmarasë pjesërisht duke e shpallur atë një zonë të mbrojtur, tha sot presidenti turk, Recep Tayyip Erdoğan, raporton Anadolu Agency (AA).

“Duke deklaruar të gjithë Detin e Marmarasë një Zonë e Konservimit, duke sjellë teknologjinë më të përparuar në sistemet tona të trajtimit të ujërave të ndotura dhe duke marrë të gjitha hapat e tjerë të nevojshëm, ne do të pastrojmë Marmaranë”, i tha Erdoğan​​​​​​​ grupit parlamentar të Partisë së tij për Drejtësi dhe Zhvillim (AK).

Kombi do të mbrojë brigjet e Turqisë nga kërcënimi i ndotjes me mbështetjen dhe kontributet e shkencës, shtoi ai.

“Ne po ashtu jemi duke përfunduar planin tonë strategjik, i cili përfshin udhërrëfyesin tonë për një zgjidhje të përhershme të çështjes së mukozës së detit, brenda tre muajve”, tha Erdoğan​​​​​​​.

Erdoğan​​​​​​​ po ashtu përsëriti se grupi parlamentar i AK Partisë ka në plan të formojë një komision hetimor për të hetuar çështjen e mukozës, e njohur si “algat e detit” në Detin Marmara.

“Nëse është përgjegjësia jonë të plotësojmë mangësitë e institucioneve që nuk mund të bëjnë punën e tyre, pavarësisht nga partia e tyre, ne nuk do të hezitojmë të bëjmë atë që nevojitet”, tha presidenti turk.

Turqia të martën nisi mobilizimin e saj më të madh dhe më gjithëpërfshirës të pastrimit të detit për të shpëtuar Detin Marmara nga mukoza.

Mukoza është rritja e tepërt e algave mikroskopike të quajtura fitoplankton. Shtresa e trashë, e ngjashme me mukozën, përmban një larmi mikroorganizmash dhe shkaktohet nga ngritja e temperaturës së ujit të detit për shkak të ngrohjes globale, ujit të ndenjur dhe ndotjes. /aa