Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan ka kryer vozitjen testuese të prototipit të parë të veturës turke TOGG, në provincën turke Kocaeli.
“Shpresojmë që hapja zyrtare e fabrikës së TOGG-ut në Gemlik, do të ndodhë më 28 tetor”, tha Erdogan.
Ai theksoi se vetura TOGG do të shfaqet nëpër rrugët e Turqisë në tremujorin e parë të vitit 2023.
“Do ta bëjmë veturën turke të qasshme për popullin tonë dhe botën, pavarësisht atyre që thonë: ‘Nuk mund ta bëni, nuk do ta prodhoni’, shtoi presidenti turk.
Kompania TOGG u themelua në vitin 2018, kur edhe për herë të parë u prezantua prototipi i veturës elektrike.
TOGG ka për qëllim të prodhojë një milion vetura në pesë klase të ndryshme deri në vitin 2030.