Erdogan: Lufta e Çanakalasë, një epope e madhe heroizmi që ndryshoi rrjedhën e historisë – VIDEO

Presidenti Recep Tayyip Erdogan deklaroi të premten se Lufta e Çanakalasë ishte një epope e madhe heroizmi dhe se një komb i dashuruar pas mëvetësisë ndryshoi rrjedhën e historisë 107 vjet më parë.

Ky vlerësim i kreut të shtetit turk erdhi gjatë fjalës së rastit në ceremoninë e mbajtur në Monumentin e Dëshmorëve me rastin e 107-vjetorit të Fitores Detare të Çanakalasë.

Erdogani vuri në pah se Lufta e Çanakalasë ishin një epope e madhe heroizmi, ku u shfaqën virtytet më të larta të kombit si patriotizmi, vetëmohimi e guximi.

“Një komb i dashuruar pas mëvetësisë ndryshoi rrjedhën e historisë 107 vjet më parë”, shtoi ai.

Lideri turk potencoi se ushtritë më të fuqishme të botës u shpartalluar përballë zemrave besnike në Çanakala dhe se besimi mbizotëroi karshi mendësisë pushtuese.

“Është parë se nuk ka forcë apo armë që mund t’i bëjë ballë një kombi në përpjekje për të mbrojtur atdheun dhe lirinë e tij duke dhënë jetën. Kombi turk u ngjalli shpresa të gjithë të shtypurve me luftën e tij unike në Çanakala dhe shumë vende të kolonizuara nisën betejat e tyre (për pavarësi) duke u frymëzuar nga Çanakalaja. Në këtë aspekt, Fitorja (Detare) e Çanakalasë nuk është vetëm e jona, por gjithashtu është një fitore e përbashkët e qindra-miliona vëllezërve tanë dhe e popujve të shtypur. Çanakalaja pasqyron e simbolizon vëllazërinë tonë të përjetshme e të amshuar si komb, fatin tonë të përbashkët”, u shpreh ai.

“Zoti im, mos na ndaj nga rruga e dëshmorëve tanë! Më 18 Mars, Ditën e Dëshmorëve, përkujtoj me mirënjohje të gjithë martirët tanë e sidomos Gazi Mustafa Kemalin, komandant në Anafartalar (Gjiri i Suvlës) dhe themelues i Republikës sonë, si dhe uroj që mëshira e Allahut të jetë mbi ta”, përfundoi Presidenti Erdogan. /trt

 

 

https://twitter.com/i/broadcasts/1OdKrBgqPRpKX