Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Erdogan mbështet përparimin diplomatik mes SHBA-së dhe Iranit

Erdogan mbështet përparimin diplomatik mes SHBA-së dhe Iranit

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ka mbështetur përparimin e arritur në bisedimet diplomatike mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit pas një samiti të zhvilluar përmes telekonference me presidentin amerikan Donald Trump dhe liderë të tjerë rajonalë.

Gjatë takimit virtual, liderët diskutuan zhvillimet e fundit në negociatat për përfundimin e konfliktit dhe arritjen e një marrëveshjeje paqeje. Erdoğan theksoi rëndësinë e diplomacisë dhe dialogut për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve, duke shprehur mbështetje për përpjekjet që synojnë uljen e tensioneve në rajon.

Sipas raportimeve, një pjesë e madhe e marrëveshjes është negociuar tashmë, ndërsa palët po punojnë për finalizimin e detajeve të mbetura. Bisedimet po zhvillohen me ndërmjetësimin e Pakistanit dhe synojnë krijimin e kushteve për një armëpushim të qëndrueshëm dhe një marrëveshje më të gjerë politike.

Turqia ka përsëritur gatishmërinë e saj për të mbështetur çdo nismë që kontribuon në paqen dhe stabilitetin rajonal, duke vlerësuar zhvillimet pozitive në dialogun mes Uashingtonit dhe Teheranit. /mesazhi