Erdoğan mesazh me rastin e 15 korrikut, Ditën e Demokracisë dhe Unitetit Kombëtar

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan bëri një postim nga llogaria e tij në median sociale me rastin e 15 korrikut, Ditën e Demokracisë dhe Unitetit Kombëtar, transmeton Anadolu.

“Uroj mëshirën e Allahut për heronjtë tanë që ranë dëshmorë duke mbrojtur shtetin, kombin, pavarësinë dhe vullnetin e tyre më 15 korrik dhe falënderoj të gjithë vëllezërit që u nderuan me titullin veteran dhe nuk lejuan kalimin e puçistëve. Gëzuar 15 korrikun, Ditën e Demokracisë dhe Unitetit Kombëtar”, tha Erdoğan në postimin e tij.

Po ashtu presidenti Erdoğan në postimin e tij me pamjen e flamurit turk përfshiu edhe foton ku ndodhen qytetarët që neutralizuan tankun e përdorur nga puçistët më 15 korrik.