Erdogan: Nga NATO presim respektimin e të drejtat sovrane të Turqisë

Presidenti dhe kryetari i Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AK Parti), Recep Tayyip Erdogan mbajti një fjalim në takimin e grupit parlamentar në Kuvendin e Madh Popullor të Turqisë (TBMM).

Presidenti Erdogan deklaroi se pritja e tyre nga NATO është që të respektojë të drejtat sovrane të Turqisë dhe ndjeshmërinë e sigurisë dhe shtoi: “Ne do të përsërisim propozimet tona për bashkëpunimin në luftën kundër terrorizmit dhe luftën efektive kundër krizave humanitare.”

Në fjalën e tij, Erdogan në lidhje me llojin e ri të epidemisë së koronavirusit (Kovid-19) tha se Turqia kapërceu të gjitha problemet nga politika në ekonomi dhe shëndetësi dhe mbrojti të drejtat, ligjin dhe të ardhmen e 84 milionë qytetarëve të saj.

Ndërsa për pikën e arritur në luftën kundër terrorizmit në fjalën e tij, Erdogan tha: “Në luftën tonë kundër organizatave terroriste dhe organizatave kriminale ne jemi përballur dhe u kemi dhënë atyre disfatë në kërcënimet kundër kufijve tanë, sulmet që synojnë sovranitetin tonë, së bashku me kombin tonë, pa marrë ndihmën e askujt tjetër.”

“Me të gjithë forcën tonë kemi thënë se bota është më e madhe se 5 (anëtarët e përhershëm të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara me të drejtën e rezolutave të vetos, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Mbretëria e Bashkuar, Franca, Kina dhe Rusia). Ne do të vazhdojmë të mbrojmë drejtësinë dhe lirinë për veten, miqtë tanë dhe të gjithë të shtypurit. Në thelb, ne si Turqi, tregojmë të njëjtën qasje në çdo platformë në të cilën jemi”, tha Erdogan.

“Të hënën do të marrim pjesë në samitin e NATO-s (në Bruksel, kryeqyteti i Belgjikës). Ne do të diskutojmë çështjet në agjendën tonë me bashkëbiseduesit tanë. Kurrë nuk do të ketë ndonjë qëndrim prapa”, u shpreh kreu i qeverisë turke.

Duke nënvizuar se Turqia, anëtarja më e rëndësishme e NATO-s, ka përmbushur siç duhet të gjitha detyrat e saj brenda fushës së aleancës, Erdogan tha: “Pritja jonë e vetme nga partnerët e tjerë në aleancë është të respektojnë të drejtat sovrane të vendit tonë dhe ndjeshmërinë e sigurisë. Ne do të përsërisim propozimet tona për bashkëpunimin në luftën kundër terrorizmit dhe luftën efektive kundër krizave humanitare.” /trt