Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, tha se pas operacionit në Afrin do të pasojnë edhe rajoni i Idlibit dhe Munbixhit, raporton Anadolu Agency (AA).
“Çështja nuk do të përfundojë me Afrinin. Pasojnë Idlibi dhe Munbixhi. Me lejen e Zotit, do të vazhdojmë rrugën derisa e drejta të mbizotërojë edhe atje”, tha Erdoğan.
Erdoğan njoftoi se mbi 3.700 terroristë janë neutralizuar nga fillimi i operacionit “Dega e Ullirit”.


