Erdoğan priti në takim Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së

Takimi që u zhvillua në Kompleksin Presidencial në Ankara, u mbajt mbyllur për media

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ka pritur në takim Sekretarin e Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara (OKB), transmeton Anadolu Agency (AA).

Takimi që u zhvillua në Kompleksin Presidencial në Ankara, u mbajt mbyllur për media.

Në njoftimin e bërë nga zyra e Zëdhënësit të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, pas vizitës së Guterres në Ankara, thuhet se ai nesër do të takohet me presidentin rus Vladimir Putin në Moskë dhe më 28 prill me presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskyy në Ukrainë. /aa