Erdoğan takon liderët botërorë në Samitin e G20

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan gjatë takimeve bisedoi me presidentin e SHBA-së, Joe Biden, kancelaren gjermane Angela Merkel, kryeministrin britanik Boris Johnson, kryeministrin indian Narendra Modi dhe sekretarin e përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres të cilët morën pjesë në Samitin e Liderëve të G20, transmeton Anadolu Agency (AA).

Shefi i Komunikimeve të Presidencës së Turqisë, Fahrettin Altun nga llogaria e tij në median sociale postoi fotografi nga Samiti i Liderëve të G20 i cili zhvillohet në qendrën e Kongresit Nuvola në kryeqytetin e Italisë, Romë.

“Puna dy-ditore e presidentit tonë në G20 në Romë filloi intensivisht. Uroj të sjellë dobi për vendin tonë”, tha Altun i cili postoi fotografitë e momenteve ku presidenti Erdoğan bisedon me presidentin amerikan Biden, kancelaren gjermane Merkel, kryeministrin britanik Johnson, kryeministrin indian Modi dhe sekretarin e përgjithshëm të OKB-së, Guterres. /aa