Erdogan: Të gjithë 85 milionë qytetarët e Turqisë do të fitojnë më 28 maj

85 milionë qytetarë të Turqisë do të jenë fituesit në balotazhin presidencial të së dielës, u zotua presidenti Rexhep Tajip Erdogan në prag të zgjedhjeve.

“Të gjithë ata që kanë besim në vullnetin kombëtar, kanë një ëndërr për vendin tonë dhe ndjejnë se i përkasin këtyre trojeve, do të jenë fitues në zgjedhjet e 28 majit”, tha Erdogan në tubimin e tij të fundit në Stamboll të shtunën përpara zgjedhjeve.

“Ata që me gjithë provokimet nuk hedhin hije mbi votime, nuk injorojnë shtetin ligjor apo legjitimitetin dhe që besojnë në ndryshimin e pushtetit të politikës civile, do të llogariten si fitues në këto zgjedhje, pavarësisht rezultatet”, shtoi ai.

Turqia po shkon në balotazh sot për të zgjedhur presidentin pasi asnjë kandidat nuk arriti pragun e 50% në raundin e parë dy javë më parë.

Më 14 maj, Aleanca Popullore e Erdoganit fitoi shumicën në parlament, ndërsa gara presidenciale shkoi në balotazh pasi asnjë kandidat nuk fitoi një shumicë, ose më shumë se 50%. Megjithatë, Erdogan kryeson me 49.52%.

Në balotazh, Erdogan do të përballet me Kemal Kilicdaroglu, kreun e opozitës kryesore, Partinë Popullore Republikane (CHP) dhe kandidatin e përbashkët për Aleancën e Kombit prej gjashtë partish në opozitë.

“Ne do të fitojmë në atë mënyrë që të fitojë e gjithë Turqia me 85 milionë individët e saj. Do të fitojë kombi ynë me të gjitha ngjyrat e tij dhe do të fitojë demokracia jonë, për të cilën kemi paguar një çmim të madh.

“Pavarësisht se cilën parti politike e duan, të gjithë votuesit që tregojnë vullnetin e tyre me mjete legjitime do të fitojnë”, tha Erdogan.

Erdogan tha se beson se njerëzit që votuan për partitë opozitare më 14 maj si CHP, Partia Demokracia dhe Progresi (DEVA), Partia Demokratike e Popullit (HDP) dhe Partia e Mirë (IYI Partia) do të kalojnë në Aleancën Popullore të dielën.

“Do t’i ftojmë edhe ata, ata janë fëmijët e këtij kombi. Shpresoj të ecim së bashku”, shtoi ai. /mesazhi