Erdogan vendosë për zgjedhje të parakohshme

Turkish President Recep Tayyip Erdogan waves to the crowd following a funeral service for a victim of the thwarted coup in Istanbul, Turkey, July 17, 2016. REUTERS/Alkis Konstantinidis

Presidenti i Turqisë Rexhep Tajip Erdogan ka dhënë lajmin se zgjedhjet e parakohshme do të mbahen me 24 qershor.

Ky njoftim erdhi pas një takimi mes presidentit të republikës turke, dhe përfaqësuesve nga radhët e partive opozitare.

Jo më larg se dje, opozita turke kërkoi që të organizohen zgjedhje të parakohshme, ndërsa përgjigja ndaj këtyre kërkesave zgjati jo më shumë se 24 orë. Zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale të Turqisë do të zhvilloheshin në nëntor 2019. /MESAZHI/