Erëza curry lufton kancerin

Erëza curry mund të ndihmojë në parandalimin ose trajtimin e kancerëve, përfshirë atë të prostatës, gjirit, lëkurës dhe zorrës së trashë.

Një studim i vogël mbi pacientët me ndryshime prekanceroze në organe të ndryshme dukej se treguan se curry mund të ndalojë ndryshimet që çojnë drejt kancerit.

Ekzistojnë gjithashtu prova që disa kancere janë më pak të zakonshme në vendet ku njerëzit hanë curry çdo ditë në periudha të gjata.

Hulumtime të tjera tregojnë se curry madje mund të vriste qelizat ekzistuese të kancerit, ndoshta në lidhje me kimioterapinë.