A është depresioni një sëmundje fizike?

 

Depresioni është një sëmundje fizike që mund të trajtohet me ilaçe anti-inflamatore, sipas një studimi nga Universiteti i Kembrixhit.

Një sistem imunitar tepër aktiv mund të nxisë këtë gjendje shëndetësore mendore duke shkaktuar përhapje të inflamacionit.

Ky i fundit shkakton edhe ndjesitë sikur nuk ke asnjë shpresë apo je i palumtur, shpjegojnë ekspertët.

Sistemi imunitar mund ta ketë të vështirë që të rimarrë veten pas një sëmundje ose ngjarje tronditëse, shtojnë ata.

Studime të mëparshme kanë treguar se njerëzit që vuajnë trauma të shumta emocionale kanë shenja të inflamacionit, që do të thotë se sistemi i tyre imunitar është vazhdimisht i inflamuar.

Profesor Ed Bullmore, drejtues i departamentit të psikiatrisë tek Universiteti i Kembrixhit, thotë: “Në lidhje me humorin, pavarësisht çdo dyshimi të arsyetueshëm, ka një lidhje shumë të fortë mes inflamacionit dhe simptomat depresive.

“Në studimet mjekësore eksperimentale, nëse trajtoni një individ të shëndetshëm me ilaçe inflamatore, si interferon, një përqindje e kërnsiderueshme e këtyre njerëzve mund të kalojnë në depresion”, raporton “The Telegraph”.

Hulumtuesit shkencorë nga Universiteti i Kembrixhit shpresojnë që të nisin studime vitin e ardhshëm për të prodhuar ilaçe anti-inflamatore kundër depresionit./Mesazhi/