Në lidhje me agjërimin ka disa rregullat dhe sjellje etike, o bijtë dhe bijat e mia, të cilat e shtojnë shpërblimin e muslimanit dhe fitojnë kënaqësinë e Allahut të Madhëruar. Nga etikat e agjëruesit:
1 – Muslimani duhet të qëndrojë larg sharjeve, fyerjeve dhe gënjeshtrave.
2 – Ngrënia e syfyrit mund të kryhet në çdo kohë pas namazit të akshamit deri në kohën e imsakut, sa më shumë ta shtysh atë, pra pak para imsakut aq më mirë është.
3 – Muslimani e çel iftarin me hurma arabe, me ujë, ose diçka të ëmbël.
4 – Iftari duhet të çelet menjëherë sa të hyjë koha.
5 – Lutja bëhet në prag të iftarit, por edhe gjatë ditës së agjërimit.
6 – Falja rregullisht e namazeve farz në xhami si dhe namazit të teravive.
Si do të veproje nëse:
1 – Një nga shokët e tu të fyen, ndërkohë që ti je agjërueshëm?
2 – Je agjërueshëm dhe në tavolinë shikon lloj lloj ëmbëlirash dhe frutash që të pëlqejnë?
3 – Mëson se një nga shokët e tu nuk ha syfyr?
4 – Një shok i joti kur e çel iftarin në kohën e jacisë dhe jo akshamit?
By: ardhmëriaonline.com








