Etiopi, 17 të vdekur nga rrëzimi i helikopterit ushtarak

Sipas agjencisë shtetërore të lajmeve ENA, një helikopter ushtarak etiopian me 17 persona në bord është rrëzuar mëngjesin e sotëm përderisa fluturonte nga qyteti lindor Dire Dawa për në qytetin juglindor Bushoftu të Etiopisë, transmeton Anadolu Agency (AA).

ENA raportoi se të gjithë pasagjerët në helikopterin ET-AIU, përfshirë disa ushtarë, humbën jetën në aksidentin që ndodhi në zonën e Shoa-s Lindore, që është më pak se 100 kilometra nga kryeqyteti Addis Ababa.

Një hetim është nisur për të përcaktuar shkakun e incidentit.

ENA gjithashtu tha se helikopteri po digjej në ajër para se të përplaset.