Dhjetëra mijëra muslimanë Etiopianë u mblodhën vikendin e kaluar në sheshin qendror në Addis Abeba për iftarin masiv dhe faljen e namazit të akshamit.
Të dhënat jo zyrtare thanë se numri i të pranishmeve në iftarin në Addis Abeba mund të ketë qenë rreth 500,000.
Iftare masive u organizuan edhe në qytete tjera ditëve më parë.
Në programin e Iftarit morën pjesë turma nga vende të ndryshme të botës, të cilët iu përgjigjën thirrjes së kryeministrit Abiy Ahmed për Ardhjen në Shtëpinë e Madhe Etiopiane nga Bajrami në Bajram.
Duke iu drejtuar tubimit, nënkryetari i bashkisë së Addis Abebas, Jantirar Abay, i uroi të pranishmit për organizimin.
Nënkryetari i Bashkisë vlerësoi Komunitetin Mysliman dhe Etiopianët në përgjithësi për pengimin e komplotit nga disa elementë anti-paqe qe dëshirojnë të shkaktojnë përçarje fetare në vend me sulmet e tyre ndaj komuniteteve fetare e qe nuk janë të pakta në vend.
“Qeveria po punon për të mbajtur përgjegjës ata që janë përfshirë në shkaktimin e konfliktit,” tha Jantirar. Ai më tej u bëri thirrje muslimanëve që të luten për paqe dhe prosperitet për Etiopinë. “Krishterimi dhe Islami kanë bashkëjetuar në mënyrë paqësore në Etiopi për më shumë se një shekull, tha ai, duke bërë thirrje për unitet dhe dashuri. Në fund ai u shprehu urimet më të mira muslimanëve Etiopianë për festën e gëzueshme të Bajramit.
Ngjarja, e dyta e këtij lloji në kryeqytet, erdhi në një kohë kur Etiopia po përgatitet të presë organizimin madhor nga kryeministri i vendit i cili ka ftuar Etiopianët nga mërgata si dhe të gjithë vendet mike që të vizitojnë Etiopinë në mes dy bajrameve si nxitje për turizmin dhe këndelljen e ekonomisë në këtë vend që së fundmi ka kaluar nëpër konflikte të armatosura në disa zona të saj.
Besimtarët kanë marrë pjesë edhe në namazin e akshamit në programin e Iftarit, sipas organizimeve të manifestimit.
Mendohet që ky organizim është i dyti që ka thyer rekordin e iftareve me të mëdha të shtruara në rrugë më parë në ndonjë vend.
Islami në Etiopi
Kujtojmë se Islami në Etiopi që njihet në histori ndryshe si Abisini daton që nga viti 615 në kohën e Pejgamberit Muhamed (a.s) me muslimanët e parë që emigruan për t’i ikur torturave Kurejshite ndaj tyre.
Tanimë ne Etiopi sipas statistikave zyrtare një e treta e banorëve janë muslimanë mirëpo jozyrtarisht mendohet që numri të jetë shumë më i lartë. /mesazhi
ታላቁ የጎዳና ላይ ኢፍጣር
አዲስ አበባ ኢትዮጵያ 2014GRAND STREET IFTAR
Adis Ababa Ethiolia
2022إفطار الأمس في عاصمتنا الغالية عاصمة الحب والسلام أديس أبابا …
#إثيوبيا#Ethiopia pic.twitter.com/g4KSkqsYMv
— Anwar Anwar 🇪🇹🇪🇹 (@anesha73) April 30, 2022








