Europol: Evropa po bëhet qendër e trafikut të kokainës

Jan Op Gen Oorth

Evropa po bëhet një qendër në tregtinë e kokainës, sipas një analize të agjencisë evropiane të policisë, Europol.

”Më shumë kokainë po dërgohet në Evropë nga Amerika e Jugut”, theksoi zëdhënësi i Europol, Jan Op Gen Oorth.

Sasi rekord droge të sekuestruara janë tregues i rritjes së trafikut.

Sipas të dhënave paraprake, vitin e kaluar u sekuestruan të paktën 240 tonë kokainë.

”Portet në Belgjikë, Holandë dhe Spanjë kryesojnë listën”, sipas Europol.

Për krahasim, rreth 214 tonë kokainë u kapën në vitin 2020.

Por’ edhe portet më të vogla, si Hamburgu, po përdoren gjithnjë e më shumë nga bandat kriminale, ku një rekord prej 19,1 tonë u kapën vitin e kaluar.

”Sa kokainë arrin në Evropë është e vështirë të thuhet. Le të supozojmë se 2 000 tonë kokainë prodhohen çdo vit vetëm në Kolumbi”, tha zëdhënësi dhe më shumë se 60% e saj dërgohet në Evropë.

Sipas Europol, vetëm një pjesë e drogave konsumohen në BE.

”Shumica e kokainës transportohet nga BE-ja në Evropën Lindore, Azi dhe Australi”, sipas raportit të fundit të kokainës nga autoriteti policor dhe Qendra Evropiane e Monitorimit për Drogën dhe Varësinë nga Drogat. /atsh