Eurostat: Evropianët pëballen me vështirësi financiare

Përqindja e popullsisë që mund të përballojë me shumë vështirësi financiare po rritet, raportoi Eurostat, bazuar në të dhënat nga 10 vende të Bashkimit Evropian në tremujorin e dytë të 2022.

Bullgarët ishin në pozitën më të pasigurt, ku 39,8% e të anketuarve thanë se po përjetojnë vështirësi ose vështirësi të mëdha në mbulimin e shpenzimeve të nevojshme.

“Të paktën një në pesë persona kishte vështirësi ose vështirësi të mëdha për të përballuar jetesën në Bullgari, Sllovaki, Itali dhe Francë në tremujorin e dytë të vitit 2022”, sipas Eurostat.

Finlandezët përjetuan shqetësime më të vogla financiare, ku 11% raportuan vështirësi ose vështirësi të mëdha dhe 40,5% prej tyre thanë se mund t’ia dalin lehtësisht me kostot në rritje.

“Shumica e të anketuarve raportuan një nivel të qëndrueshëm ose të lartë të ardhurash në tremujorin e dytë të 2022”, tha Eurostat.