Evertoni nuk e ka ndërmend të heq dorë nga Edon Zhegrova pasi ekipit anglez i është dhënë shpresë se mund t’i sigurojë shërbimet e 26-vjeçarit në fund të këtij sezoni.
Skuadra nga Premier League po e sheh Zhegrovën si përforcim të duhur për sulmin dhe po bën gati ofertën për ta bindur Juventusin në lirimin e tij.
Thuhet se Juventusi është i gatshëm ta shesë Zhegrovën, i cili nuk ka bindur edhe aq shumë me paraqitjet e tij prejse u transferua në Torino nga Lille.
Sulmuesi i krahut, paraqitjet i kishte të limituara deri më tani te Juventusi, ku vetëm në një ndeshje ka qenë startues.
Javët e fundit, Zhegrova ka treguar paraqitje të mira kurse deri më tani, ai ka regjistruar 20 ndeshje për Juventusin në të gjitha garat.
Juventusi pagoi rreth 20 milionë euro për Zhegrovën, i cili me ekipin nga Serie A ka kontratë deri në verën e vitit 2030.







