Facebook ka vendosur të plërjashtojë nga rrjeti social dhjetra aktivistë e gazetarë të njohur si mbështetës të “ekstremit të djathtë” si Alex Jones, Milo Yiannopoulos dhe Laura Loomer.
Facebook njoftoi se personat e përjashtuar kanë dhunuar rregullat e rrjetit social përmes gjuhës së urrejtjes dhe nxitjes së dhunës.
Mes të përjashtuarve është edhe udhëheqësi i njohur fetar Louis Farrakhan, i cili akuzohet për komente anti-semtie, si dhe Paul Nehlen një “nacionalist i bardhë” që kandidoi për Kongres në 2018-ën.
Paul Joseph Watson është një gazetar dhe blogger, i cili identifikohet nga mediat si konspiracionist. Rrjeti social ka vendosur t’i përjashtojë edhe nga Instagrami.
Alex Jones, prezantues i “Info Wars”, i njohur si përkrahës i Donald Trump, është përjashtuar më parë nga Youtube, Twitter dhe thuajse të gjitha rrjetet sociale, duke shkaktuar largimin e tyre të plotë.








