Fakte interesante në lidhje me gjakun e njeriut (V)

1. Qelizat e kuqe të gjakut janë qeliza të veçanta në trupin tonë. Ato nuk kanë bërthamë, për këtë arsye nuk mund të shumohen nëpërmjet ndarjes. Kështu, qelizat e kuqe të gjakut thjesht vdesin pas 120 ditësh.

2. Çdo dy sekonda, dikush në këtë botë do të ketë nevojë për gjak.

3. Fëmijët që trajtohen për kancer, foshnjat e lindur parakohe dhe fëmijët me intervenime kirurgjike në zemër kanë nevojë për gjak dhe trombocite nga donatorët e të gjitha grupeve, sidomos për tipin O.

4. Dhurimi i gjakut kurrë nuk e zvogëlon energjinë fizike të një personi.

5. Sasia e lëngjeve të humbura në momentin kur dhuron gjak, në fakt zëvendësohet nga trupi ynë brenda pak orësh.

6. Nevojiten 4 javë për të zëvendësuar numrin e qelizave të kuqe të gjakut të humbur gjatë dhurimit të gjakut.

7. Nevojiten 8 javë për të zëvendësuar sasinë e hekurit të humbur pas dhurimit të gjakut. Për këtë arsye personi nuk lejohet të dhurojë gjak dy herë brenda 8 javëve.

8. Deri më sot nuk është gjetur asnjë zëvendësim për gjakun e njeriut.

9. Një qese e gjakut mund të shpëtojë 3 jetë.

10. Lloji më i rrallë i gjakut është ai që nuk gjendet në raft kur është i nevojshëm për një pacient. Nga: Dr Jeton Zenuni, Transfuzioni i Gjakut /FM