Falet Fitër Bajrami, Tërnava thërret për unitet dhe kërkon nga të rinjtë të mos migrojnë

Besimtarët të shumtë mëngjesin e së martës u janë drejtuar xhamive në mbarë botën. Myslimanët festojnë sot festën e Fitër Bajramit.

Kjo festë vjen pas Muajit të shenjtë të Ramazanit, gjatë të cilit agjërojmë në shenjë sakrifice dhe përkushtimi ndaj Zotit, raporton Ekonomia Online.

Në Kosovë manifestimi qendror është mbajtur në Xhaminë e Madhe “Sulltan Mehmet Fati”, në Prishtinë.

Manifestimi ka nisur në ora 04:11, me faljen e namazit të sabahut, pas të cilit është mbajtur ligjërata tematike kushtuar kësaj feste dhe u kënduan ilahi. Derisa namazi i Fitër Bajramit është falur në ora 05:34.Myftiu i Kosovës, Naim ef. Tërnava në mesazhin e tij pas faljes së namazit të Fitër Bajramit ka bërë thirrje për unitet.

“Falënderojmë Allahu që na u dha mundësia që të agjërojmë këtë muaj të shenjtë të Ramazanit. Falënderimi i takon Allahu dhe të dërguarit të tij, pengajmerit a.s. Muhamedit. Në Ramazan kemi mësuar për faljen dhe solidaritetin. Bajrami arrin të shkrijë dallimet për të mirën e përgjithshme”. “Këtë ditë duhet të shfaqim unitetit në familje dhe shoqëri. Kjo është dita kur besimtari fal njërit-tjetrin, mos harroni që Allahu është më ata që falin dhe bëhet që Zoti të ju fal juve në ditën e Gjykimit”.

“Gjëja më e shenjtë që posedojmë është feja dhe vatani, të gjithë krenohen me atdheun e tyre. Allahu ka vendosur në natyrën që njeriu të dojë atdheun e vet, tokën të cilën jeton dhe ushqehet me të mirat e saj”.

“Atdheu është si një lis që ndalimi nënë hijen e tij, atdheu është si nëna që kujdeset për fëmijën. Nuk mjafton dashuria vetëm me dashuri shterpe, por duhet kontribut në vazhdimësi. Shoqëria ka nevojë të ngiriet mbi bazën e punës së ndershme, atdheun është gjëja më e shenjtë që posedojmë”.

“Atdhetari i ndershëm e rrit dashurinë ndaj atdheut. Vatani kërkon mirësi nga të gjithë, atdheu meriton dashuri dhe nder. Dashurin ndaj atdheut e kuptojmë më së miri nga i dërguari i fundit i Allahut, kur u largua nga Meka”.

“Të gjithë jemi në dijen për largimin e vëllezërve dhe motrave tona në vendet e tjera. Por gjendjen e rëndë ekonomike e ka bërë këtë, për të luftuar krimin dhe korrupsionin duhet të punojmë bashkë. Kosovë është fjalë e pazëvendësuar që është e mishëruar në zemrën dhe shpirtin tonë, prandaj të mos migrojmë, por të punojmë për vendin tonë”.

“Të reflektojmë në të mirë për të mirën e atdheut, që të rijnë mos të krijojnë që idenë që perspektivë mund të gjenin vetëm në vendet e tjera. Ftoj për unitet politik kur është në pyetje e mira e atdheut”.

Pas faljes së faljes së namazit të Fitër Bajramit qytetarët kanë bërë thirrje që njerëzit të jetojnë në paqe dhe të ndihmojnë njëri-tjetrin.Tërnava, organizon pritje përurimi në selinë e Kryesisë së BIK-u nga ora 9:00-12:00, raporton E