Familja prishtinase dhuron iftar falas

Familja Ejupi shtron iftar gjatë tërë muajit të shenjtë të Ramazanit, çdo natë në “Medina”, në rrugën Bajram Kelmendi, lagjja Dodona në Prishtinë.

Gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit secili iftar do të jetë falas për të gjithë ata që duan të bëjnë iftar, pa dallim etnie apo gjinie.

Itari shtrohet në nderim të humanistit dhe veprimtarit, Abdurrahim Ejupi.

Familja Ejupi uron të gjithë besimtarët e besimit islam për muajin e madhërishëm të Ramazanit, duke u lutur për shëndetin dhe mirëqenien e tyre.

“Urojmë që gjatë këtij muaji të rritet paqja, solidariteti dhe toleranca ndërmjet njerëzve. Mëshira e Zotit qoftë me besimtarët dhe ua lehtësoftë agjërimin !”