Familjet e robërve izraelitë përfundojnë marshimin pesëditor tek zyrja e Netanyahut

Familjarët e robërve të mbajtur në Gaza kanë përshkruar se ndihen të braktisur pasi kanë mbërritur në zyrën e kryeministrit izraelit.

Familjeve iu bashkuan rreth 20,000 njerëz në protestën e tyre, në fund të një marshimi pesë-ditor në këmbë për të tërhequr vëmendjen ndaj më shumë se 200 njerëzve të mbajtur ende rob nga Hamasi.