Ballina Artikuj Fatiha: pesë cilësi të Allahut, pesë përgjigje të robit

Fatiha: pesë cilësi të Allahut, pesë përgjigje të robit

Hoxhë Halil Avdulli

Sapo ta hapim Kuranin ne kaptinen hyrese do të gjejmë se Allahu i Madhëruar përmend në të pesë nga atribute te Tij:
Allahu emri madh
Rabb (Zoti dhe Edukuesi),
Er-Rahman (Mëshirëuesi i përgjithshem), Er-Rahim (Mëshiruesi i veçante),
Malik Jeumid-Din (Sunduesi i Ditës së Gjykimit).

Pesë emra nga emrat e Allahut në Fatiha.

Dëgjoni me vëmendje, sepse sikur Allahu të na thotë:
1. Të krijova, o njeri, prandaj Unë jam Allahu.
2. U kujdesa dhe të begatova me lloje të panumërta mirësish, prandaj Unë jam Zoti yt.
3. Ti më kundërshtove, o njeri, por Unë ta mbulova fajin dhe nuk të turpërova, sepse Unë jam Er-Rahman.
4. Ti u pendove, o njeri, dhe Unë të fala, sepse Unë jam Er-Rahim.
5. Por shpërblimi duhet të të arrijë patjetër, prandaj Unë jam Sunduesi i Ditës së Gjykimit.”

Prandaj zgjidh për veten se çfarë dëshiron. Shpërblimi patjetër do të të arrijë: nëse ke bërë mirë, do të gjesh mirësi; nëse ke bërë keq, do të gjesh të keqe.

Dhe në suren Fatiha, o vëllezër, gjenden edhe pesë gjendje të robit, përballë këtyre kuptimeve të lidhura me Zotin:

Çfare do te duhej ti thonim Zotit:
▪️„Vetëm Ty të adhurojmë”,
sepse Ti je Allahu.

▪️“Vetëm prej Teje kërkojmë ndihmë”,
sepse: Ti je Zoti i ynë, Zoti që na krijon, na ushqen, na edukon dhe kujdeset për ne.
▪️“Na dhuro udhëzim“
sepse: Ti je i Gjithëmeshirshmi.
▪️“Na jep perqendrim ne rrugen e njerezve te mire“
sepse: Ti je Mëshirëploti.
▪️“Na shpeto nga hidhrimi i yt dhe devijimi i yne “
sepse: Ti je Sunduesi i ditës e gjykimit.

Fatiha nuk është thjesht një sure që e përsërisim me gjuhë, por një udhëtim mes njohjes së Allahut dhe perballe saj gjendjes së robit: Allahu është Zoti, Mëshiruesi dhe Gjykatësi; ndërsa robi është ai që adhuron, kërkon ndihmë, pendohet dhe përgjigjet për atë që ka mbjellë.

Hoxhë Halil Avdulli