Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Faturat e energjisë në Britani do të rriten si pasojë e konfliktit...

Faturat e energjisë në Britani do të rriten si pasojë e konfliktit me Iranin

Rregullatori britanik i energjisë ka njoftuar se faturat e energjisë për familjet do të rriten me 13 për qind nga muaji korrik, pasi çmimet globale të gazit u rritën ndjeshëm për shkak të konfliktit mes Iranit, SHBA-së dhe Izraelit, transmeton Anadolu.

Rregullatori Ofgem Fatura vjetore për një familje tipike do të rritet me rreth 221 paund (300 dollarë), duke e çuar koston mesatare vjetore në afërsisht 1.862 paund (2.500 dollarë).

Rritja vjen pas ngritjeve të forta në tregjet globale të energjisë, pasi transporti përmes Ngushticës së Hormuzit, një rrugë kyçe për eksportet e naftës dhe gazit, u ndërpre rëndë gjatë konfliktit.

Furnizuesit paralajmëruan se çmimet mund të rriten edhe më tej më vonë gjatë vitit nëse paqëndrueshmëria vazhdon. Tavani i ri i çmimeve, i cili kufizon tarifat që u ngarkohen konsumatorëve me tarifa standarde, zbatohet për miliona familje në Angli, Skoci dhe Uells, megjithëse familjet me tarifa fikse nuk do të preken menjëherë.

Sekretari i Energjisë, Ed Miliband e cilësoi rritjen si “thellësisht të padëshiruar” dhe tha se qeveria po shqyrton mbështetje shtesë për familjet më të cenueshme përpara dimrit.