Fëmijët nuk lejohen në Xhaminë e Profetit (a.s), shkak pandemia

Fëmijët nën moshën 15 vjeç nuk do të lejohen të hyjnë në Xhaminë e Profetit (a.s) dhe oborret e saj gjatë Ramazanit si një masë paraprake për të parandaluar përhapjen e sëmundjes së koronavirusit (COVID-19), sipas presidencës së përgjithshme të xhamisë.

Plani i Ramazanit nga Presidenca e Përgjithshme për Çështjet e Xhamisë së Profetit gjithashtu përfshinte shkurtimin e kohës së Namazeve të Teravive në gjysmë, mbylljen e xhamisë 30 minuta pas namazit të Teravive dhe pezullimin e itikafit për të dytin vit radhazi.

Për më tepër, atyre që dëshirojnë të prishin agjërimin në Xhaminë e Profetit do t’u ofrohet ujë dhe hurma vetëm për konsum personal. Asnjë ndarje, shpërndarje ose mbledhje nuk do të lejohet.

Rregullimi dhe shpërndarja e vakteve të syfyrit në oborret e xhamisë gjithashtu nuk lejohen.
Arabia Saudite njoftoi të shtunën shtatë vdekje të tjera të lidhura me COVID-19. Numri i të vdekurve tani qëndron në 6,676.

Sauditët dhe të mërguarit në Mbretëri vazhdojnë të marrin vaksinat e koronavirusit, me 4,504,882 njerëz që janë vaksniuar deri më tani.  /Mesazhi.com

/Mesazhi.com