Femra, ju jeni të denja

Vajza të reja, kjo është për ju!!!.
Një vajzë e re hyri në një dyqan me rroba që e tregonin shumë mirë trupin e saj pothuajse të zhveshur. Pronari i dyqanit, duke qenë një plak i mençur, e shikoi mirë, i kërkoi të ulej, e pa drejt në sy dhe I tha diçka që nuk do ta harronte kurrë për gjithë jetën.
“Vajzë e vogël, gjithçka që Zoti ka bërë të vlefshme në këtë botë është e fshehur dhe e vështirë për t’u parë apo gjetur.”

Shembull:
1. Ku mund të gjeni diamante?
• Në tokë, të mbuluar dhe të mbrojtur.
2. Ku janë perlat?
• Thellë në oqean, të fshehura dhe të mbrojtura nga një guaskë e bukur.
3. Ku mund ta gjeni Floririn?
• Nëntokë, i mbuluar me shtresa shkëmbi dhe për të arritur atje duhet të punosh shumë dhe të gërmosh thellë.
Ai e shikoi përsëri dhe tha: “Trupi yt është i shenjtë dhe unik për Zotin.”
Ti je shumë më e çmuar se ari, diamantet dhe perlat, prandaj edhe ti duhet të jesh e mbuluar.
Më pas ai shtoi: “Nëse i mban të mbuluara thellë mineralet e tua të çmuara si ari, diamantet dhe perlat, një “organizatë minerare me reputacion të mirë” me makineritë e nevojshme do të punojë për vite me radhë për të minuar ato asete të çmuara”.
* Së pari, ata do të komunikojnë me qeverinë e tyre (familjen),
* Së dyti, do të nënshkruajnë një kontratë profesionale (martesë),
* Së treti, ata do t’i nxjerrin ato asete në mënyrë profesionale dhe do t’i rifinojnë butësisht ato asete të çmuara. (Jeta bashkëshortore).
Por nëse i lejoni mineralet tuaja të jenë në sipërfaqen e Tokës (të ekspozuar ndaj të gjithëve), do të tërhiqni gjithmonë shumë minatorë të paligjshëm që të vijnë, të shfrytëzojnë, t’i marrin në mënyrë të paligjshme dhe lirisht ato pasuri dhe do t’ju lënë pa pasuritë e çmuara që Zoti ju ka dhënë!

FEMRA, JU JENI TË DENJA
Mbani mend: Klasi është më i dëshirueshëm se mbeturinat.

Autore: Diane Walsh
Përktheu: Eglent Bici