Ferizaj, digjet stalla – ngordhin katër lopë

Në fshatin Saraisht të Ferizajt një fermeri i kanë ngordhur katër lopë pasi është djegur stalla në rrethana të panjohura, njofton Klan Kosova.

Rasti ka ndodh dje në mesditë me ç’rast edhe disa lopë të tjera janë të lënduara.

“Njësit relevante kanë dalë në vend të ngjarjes dhe ekipi i zjarrfikësve ka shuar zjarrin”, thuhet në njoftimin e Policisë.

“Njësit policore janë duke hetuar rastin”.