Feronikeli dhe Llapi vazhdojnë me formë të mirë, shënojnë fitoret e radhës

Feronikeli dhe Llapi kanë vazhduar me fitoren e radhës në IPKO Superligën e Kosovës.

Dy skuadrat që kanë regjistruar startin më të mirë këtë sezon, ka shënuar fitoret e radhës, duke e mposhtur Lirinë, respektivisht Kek-un.

Feronikeli në stadiumin ‘Rexhep Rexhepi’ ka mposhtur 4:1 Lirinë e Prizrenit, në një ndeshje të dominuar nga skuadra nga Drenas, shkruan zeri.info.

Fitore të lehtë ka shënuar edhe Llapi, duke e mundur 2:0 Kek-un në stadiumin ‘Zahir Pajaziti’.