FFK-ja nesër do prezantojë logon dhe fanellat e reja

Federata e Futbollit të Kosovës, FFK, ka bërë të ditur se nesër do të prezantojë logon e re me fanellat e reja.

Nesër në orën 12:00, në Hotelin “Emerald”, do të prezantohet logo dhe fanellat e reja në kuadër të fushatës kualifikuese për Botërorin “Katar 2022”, shkruan lajmi.net.

FFK bën të ditur se kjo vjen si pasojë e një marrëveshje që kishte për ndryshimin e fanellave nga viti 2019.

Logoja e tanishme ishte publikuar me 16 qershor të vitit 2018, si duket tani FFK ka vendosur të bëjë disa ndryshime.