Ballina Sport Futboll FIFA miraton rregulla të reja para Kupës së Botës

FIFA miraton rregulla të reja para Kupës së Botës

FIFA ka miratuar disa rregulla të reja që do të hynë në fuqi në Kupën e Botës, turneun më të madh futbollit në botë që zhvillohet këtë vit në Shtetet e Bashkuara, Kanada dhe Meksikë.

Qëllimi i këtyre ndryshimeve është të ulet humbja e kohës gjatë ndeshjeve dhe të rritet ritmi i lojës, duke bërë takimet më dinamike për kënaqësinë e tifozëve dhe efektivitetin e lojtarëve.

Disa nga ndryshimet kryesore përfshijnë, kohën e zëvendësimit të lojtarëve, lojtarët e zëvendësuar duhet të largohen nga fusha brenda 10 sekondave, përndryshe skuadra mund të luajë me një lojtar më pak për një periudhë të shkurtër kohe. Ritmi i rifillimit të lojës, në rastin e throw‑in, skuadra ka vetëm 5 sekonda për të rifilluar lojën, përndryshe topi shkon te kundërshtari. Trajtimi i lëndimeve, lojtarët që trajtohen në fushë duhet të largohen dhe mund të kthehen vetëm pas një minute nga rifillimi i lojës. Përdorimi i VAR, sistemi i përcjelljes me video, do të ketë kompetenca të zgjeruara për të rishikuar vendime të mëdha, si dërgimi i kartonëve të dytë të verdhë apo vendimet për goditje këndi kur ka dyshime.
FIFA theksoi se këto rregulla synojnë ta dërgojnë lojën në një nivel më modern, duke u fokusuar tek dinamika e ndeshjeve dhe reduktimi i kohës së humbur gjatë momentit të lojës.

Turneu botëror i Kupës së Botës, do të fillojë më 11 qershor dhe do të përfundojë më 19 korrik, ku pritet të jetë edhe më spektakolar falë këtyre ndryshimeve.