Fiksimi për çokollatën të bën edhe alergji

Alergji ndaj çokollatave? Po e lexuat mirë.

Edhe pse duket e pamundur që të kesh kaq fat të keq, ka ca njerëz që e vuajnë. Nëse je alergjik ndaj çokollatave, sapo e ha ose e prek një të tillë, sistemi imunitar do lëshojë kimikate në gjak, të cilat do prekin disa organe jetësore. Simptomat që mund të keni janë: Marrje fryme, marrje mendsh, dhimbje të forta stomaku, ënjtje të buzëve dhe gjuhës, të vjella dhe dridhje. Këto janë gjithë simptomat e një reagimi alergjik të trupit dhe mund të shkaktojnë vdekjen.

Por veç alergjisë ekziston edhe ndjeshmëria ndaj çokollatës, e cila funksionon krejt ndryshe. Nëse hani çokollatë në sasi të vogël nuk është aspak problem, por nëse e teproni ca mund të shkaktoni problem në traktit tretës.

Njerëzit që vuajnë nga kjo ndjeshmëri kanë këto simptoma: Akne, ënjtje të traktit abdominal, kapsllëk, migrenë skuqej të lëkurës dhe dhimbje stomaku.

Nëse keni ndonjë nga këto simptoma shmangni çdo lloj çokollate dhe produktet që bëhen bashkë me të si: qumësht ose fruta të thata. Gjithashtu shmangni gjithë produktet që kanë përmbajtje kakaoje. Nëse dyshoni se keni alergji, konsultohu me një doktor.