Filipine, ky është numri i të vrarëve në operacionin antidrogë

Sipas disa informacioneve të shpërndara tek qarqet opozitare në Filipine, numri i të vrarëve nga fushata anti-drogë ka kapur shifrën prej 20.000 personash.

Sipas këtyre burimeve.  Qysh kur presidenti Rodrigo Duterte erdhi në detyrë në vitin 2016, janë vrarë të paktën 20,322 persona.

“Rë gjitha këto vdekje janë të lidhura me drogën dhe jo me shkaqe të tjera. Kjo është e qartë, ” tha deputeti i opozitës Antonio Trillanes, duke shtuar se dokumenti zyrtar citonte disa agjenci qeveritare kundër drogës si burime.

“Ndërsa vendi vazhdon të qeshë me shakatë e neveritshme të Duterte, më shumë se 20,000 bashkatdhetarë tanë janë vrarë”, përfundon Trillanes. /MESAZHI/