Fillojnë ndihmat nga jashtë për muslimanët e Mianmarit

Fondacioni i Ndihmës Humanitare i Turqisë (IHH) do të fillojë një fushatë donacionesh për muslimanët Rohingya të Mianmarit.

Këtë e bëri të ditur zëvendëskryetari i IHH, Vahdettin Kaygan. Ai tha se fushata humanitare do të mbështesë me ushqim dhe veshje civilët Rohingya të detyruar të largohen nga dhuna e vazhdueshme në shtetin budist të Myanmarit.

“Në tre ditët e fundit, pjesëtarët e ushtrisë së Myanmarit kanë kryer operacione në 50 fshatra dhe ua kanë vënë zjarrin”, tha Kaygan.

Ai tha gjithashtu se rreth 20,000 Rohingya ishin detyruar të iknin në mënyrë të paligjshme në Bangladesh për shkak të sigurisë së kufirit të vendosur nga qeveria e Bangladeshit.

Sipas një deklarate të lëshuar nga IHH, grupi i mad humanitar kishin shpërndarë ndihma urgjente ushqimore për pothuajse 1,000 familje që arritën të iknin në Bangladesh.

Kaygan deklaroi se rreth 50,000 fshatarë myslimanë të Rohingya të cilët nuk mund të iknin në Bangladesh kishin ikur në male, që të kërkojnë strehim.

IHH gjithashtu do të japë ndihmë gjatë Festës së Kurban Bajramit në fund të javës. /MESAZHI/