Fillon takimi katërpalësh për Sirinë në Moskë

Në Moskë filloi takimi për Sirinë në nivel të zv/ministrash të Jashtëm të Turqisë, Rusisë, regjimit të Bashar al-Asadit dhe Iranit, raporton Anadolu.

Në takimin e zhvilluar në Ministrinë e Jashtme ruse ku fjalën hapëse e mbajti ministri rus Sergey Lavrov, delegacioni turk kryesohet nga zv.ministri i Jashtëm, Burak Akçapar.

Në takim pala ruse përfaqësohet nga përfaqësuesi special i presidentit rus, Vladimir Putin për Lindjen e Mesme dhe vendet afrikane, Mikhail Bogdanov, Irani nga këshilltari i lartë i ministrit të Jashtëm iranian për Çështjet e Posaçme Politike, Ali Asghar Khaji, ndërsa regjimi i Asadit përfaqësohet nga zv.ministri i Jashtëm, Eymen Susan.

Sipas informacioneve të siguruara nga burimet diplomatike, bisedimet në Moskë do të jenë në një kuptim bazë për mbajtjen e takimit mes ministrave të Jashtëm të 4 vendeve.

Palët do të shkëmbejnë mendime se me çfarë axhende mund të mblidhen ministrat dhe çfarë fushash bashkëpunimi mund të vlerësohen.

Takimi vazhdon me dyer të mbyllura për mediat.