Finalja e Ligës së Kampionëve shtyhet për 30 minuta, ky është shkaku

Finalja mes Real Madridit dhe Liverpoolit është shtyrë edhe për 15 minuta, por si duket kjo kohë do të zgjas edhe më shumë, pasi ndaj tifozëve të ekipit anglez është hedhur gaz lotsjellës.

Para stadiumit Estade de France në Paris janë mbledhur mbi 15 mijë tifozë që ishin pa bileta, duke shkaktuar kështu tollovi përpara hyrjes për në stadium.

Tashmë lojtarët e të dyja ekipeve kanë dalur sërish në nxehje, pasi kanë kaluar 10 minuta tashmë prej që është dashur të nis ndeshja, por e njëjta është shtyrë deri në 21:30.