Finlandë, politikani gris Kura’nin në kërkim të votave

Në kohën kur në Finlandë po mbaheshon zgjedhjet për Parlamentin Evropian (PE), lideri i një partie të së djathtës ekstreme u përpoq të tërheqë votuesit islamofob, ashtu që në mënyrë publike grisi një kopje të Kuranit.

Marco De Wit, lider i partisë “Populli Finlandez i Pari”, një parti e vogël me qëndrime anti-emigratante që nuk ka asnjë deputet në Parlament, bëri një veprim zjarrvënës në Helsinki të dielën, pasi në prani të një numri të madh policësh grisi Kuranin.

Dëshmitar okular i ngjarjes ka qenë Yakup Yilmaz, anëtar i Komitetit Evropian të Afaristëve Botëror Turq, raporton Anadolu Agency (AA).

“U thashë policëve se ai po kryen një krim nga urrejtja dhe se ata duhet ta ndalojnë. Oficerët nuk bënë asgjë”, i tha Yilmaz AA-së, për të shtuar se përveç kësaj, De Wit ofendoi profetin Muhamed.

Në fushatën parazgjedhore në javët e shkuara, De Wit herë pas here ka grisur Kuranin, duke provokuar muslimanët, por ka grisur edhe Toran hebreje.

“Duke e grisur Kuranin, Wit kryen një krim nga urrejtja, megjithatë policia nuk ndërmerr asgjë”, tha Yilmaz.

Në prill, lideri partisë Islamofobike “Hard Line” në Danimarkë, Rasmus Paludan, ka djegur Kuranin në një lagje me popullsi të madhe muslimane, në një veprim të qëllimshëm ofendimi.

Partitë e krahut të djathtë dhe anti-emigratore pritet të përfitojnë në zgjedhjet për PE-në që përfundojnë sot.