Përdoruesit në momentin e ndezjes ballafaqohen me ekranin blu të vdekjes (BSOD) ndërsa qindra fluturime në mbarë botën janë anuluar.
Kompani ajrore, banka, televizione dhe biznese të ndryshme në mbaro botën u zgjuan sot me kompjuterët e tyre të cilët kishin ngelur në një cikël të pafundmë rindezjeje pas një probleme katastrofik dërguar nga firma e sigurisë kibernetike CrowdStrike tek konsumatorët e saj ditën e djeshme.
Përdoruesit në momentin e ndezjes ballafaqohen me ekranin blu të vdekjes (BSOD) ndërsa qindra fluturime në mbarë botën janë anuluar.
Problemi buron tek përditësimi i CrowdStrike, një firmë e sigurisë kibernetike që ndihmon në identifikimin dhe përgjigjen ndaj sulmeve kibernetike si ransomware.
Të gjitha bizneset e prekura mbështetin në softuerin Falcon të CrowdStrike për tu mbrojtur nga kërcënim e sigurisë kibernetike.
Vetë CrowdStrike konfirmoi problemi dhe publikish e pranoi përmes një postimi në rrjetin social Reddit.
CrowdStrike rekomandon këto hapa për të rikthyer kompjuterët në gjendje funksionale:
- Hyni në Windows në Safe Mode ose në Windows Recovery Enviroment
- Navigoni në direktorinë C:\Windows\System32\drivers\CrowdStrike
- Lokalizoni skedarin C-00000291*.sys dhe fshijeni
- Ndizni kompjuterin nga e para
Ndërsa problemi është identifikuar dhe përditësimi anuluar, kjo nuk ka ndihmuar bizneset të rikthehen online, por duhen ndjekur hapat e mësipërm. Duke qenë se kompjuterët kanë ngelur brenda këtij cikli dhe nuk ndizen asnjëherë për të qenë funksional, përditësimi i dytë i CrowdStrike që adreson problemi nuk dërgohet dot.
Për biznese të cilat kanë mijëra kompjuterë, rregullimi i tyre manualisht do të marrë kohë të konsiderueshme.








