Firmino rikthehet në Angli

Sulmuesi brazilian, Roberto Firmino do të largohet nga Arabia Saudite pas vetëm gjashtë muajve për t’u kthyer në futbollin anglez. Sipas tabloidit anglez “The Sun”, Firmino ka kërkuar largimin nga Al-Ahli në afatin kalimtar të janarit dhe tashmë disa skuadra angleze kanë shprehur interesim për transferimin e tij.

Sheffield Unitedi ka bërë ofertë zyrtare pasi ka ofruar 10 milionë euro për 32-vjeçarit. Thuhet se Firmino aspak nuk është i kënaqur në Arabinë Saudite dhe për këtë arsye do të rikthehet në Angli. Ai është kapiten i ekipit saudit, për të cilin këtë edicion ka tri gola e po aq asistime në 18 ndeshje të luajtura.

Firmino tek Al-Ahli u transferua këtë verë si lojtar i lirë dhe ka kontratë deri në vitin 2026. Ai në Angli ka luajtur tetë edicione për Liverpoolin, ndërsa për katër vjet ka qenë edhe pjesë e Hoffenheimit në Gjermani.