Fitimet e Microsoft rriten, shkëlqen biznesi cloud por zhgënjen divizioni i pajisjeve dhe Windows

Fitimi i kompanisë 27 përqind më i lartë prej 22.3 miliardë dollarë. Të ardhurat nga divizioni i pajisjeve morën goditjen më të rëndë edhe pse Windows rikuperoi pjesërisht.

Microsoft postoi të dhënat më të fundit financiare duke zbuluar 56.5 miliardë dollarë të ardhura për tre mujorin e mbyllur më 30 Shtator.

Fitimi i kompanisë 27 përqind më i lartë prej 22.3 miliardë dollarë. Të ardhurat nga divizioni i pajisjeve morën goditjen më të rëndë edhe pse Windows rikuperoi pjesërisht.

Padyshim ylli që shkëlqen tek Microsoft është divizioni i shërbimeve cloud dhe Office. Të ardhurat nga Windows OEM, çmimi që prodhuesit e kompjuterëve paguajnë Microsoft për të vendosur Windows në laptopët dhe kompjuterët e tyre, u rritën me 4 përqind.

Konsiderohet një rritje e papritur duke qenë se shitjet e kompjuterëve kanë qenë në nivelet më të ulëta të viteve të fundit.

Edhe pse Windows po rikuperon, e njëjta gjë nuk mund të thuhet për harduerin. Ky divizion që përfshin pajisjet HoloLens, PC, dhe Surface, raportoi rënie me 22 përqind.

Në fillim të muajit Microsoft lançon Surface Laptop Studio 2, Surface Laptop Go 3 dhe Surface Go 4, megjithatë kompania përsëri pret rënie të të ardhurave.

Edhe biznesi i Xbox u godit me rënie prej 7 përqind. Microsoft lançoi versionet 1TB Black Edition të Xbox Series S muajin e kaluar por nuk ndikoi asgjë në të ardhura.

Ndërkaq shërbimet dhe përmbajtja e Xbox, ku përfshihet Xbox Game Pass, pati rritje me 13 përqind. Në tërësi të ardhurat nga biznesi gaming ishin 9 përqind më të larta.

Siç ka ndodhur në të kaluarën, janë bizneset cloud, server dhe Office që gjenerojnë më shumë të ardhura nga viti në vit. Abonentët e Microsoft 365 Consumer janë rritur me 18 përqind nga viti në vit në 76.7 milionë. Në fillim të vitit Microsoft lançoi abonimin Microsoft 365 Basic me 1.99 dollarë në muaj duke e ndihmuar të rrisë shifrat.

Microsoft Teams vijon të rritet në 320 milionë përdorues ku mëse 10 mijë përdorin Microsoft Teams Premium tha CEO Satya Nadella. Së fundi biznesi cloud gjeneroi 24.3 miliardë dollarë të ardhura, 19 përqind më shumë se një vit më parë. Gjatë vitit të kaluar ky biznesi prodhoi 110 miliardë dollarë.