Fitimet marramendëse të Ronaldos në Instagram

Një postim kushton 3.23 milionë Dollarë

Për të tretin vit radhazi, Kristiano Ronaldo është fituesi më i madh në rrjetet sociale. Një postim në Instagramin e portugezit kushton 3.23 milionë Dollarë. Cristiano Ronaldo e ka lënë përsëri pas konkurrencën. Për të tretin vit radhazi, ai shpallet njeriu që fiton më shumë nga Instagram.

Në listën e publikuar nga Instragram Hopper, sulmuesi portugez fiton 3.23 milionë Dollarë për çdo postim në rrjetet e tij sociale. Produktet që ai reklamon, ndiqen nga rreth 600 milionë ndjekës, duke e shndërruar 38-vjeçarin në sportistin e milionave në rrjetet sociale.

Pas tij gjendet rivali, Lionel Messi, i cili me fitimin e Kupës së Botës dhe kalimit në ligën amerikane ka rritur edhe të ardhurat në rrjetet sociale. Argjentinasi përfiton rreth 2.6 milionë Dollarë për çdo postim. Kjo i vendos 2 gjigantët e futbollit jo vetëm përpara çdo ylli tjetër sporti, por edhe të famshëm si këngëtarja dhe aktorja Selena Gomez.

Ndikuesi me fitimet më të larta në Instagram, ylli i TikTok, Khaby Lame, është numri 40 në listë. Ronaldo fiton gati 10 herë më shumë se shuma që Lame merr për postimet e tij në Instagram.