Vajza 24 vjeçare nga Podujeva, Fitore Ibishi, të cilës i kanë dalë shumë persona në ndihme pas raportimit të Klan Kosovës, ditën e shtunë është nisur për në Gjermani, njofton Klan Kosova.
Fitorja, me të cilën mund të komunikohet vetëm duke i shkruar në letër, vuan nga sëmundja tejet e rrallë Susak.
Ajo në Gjermani do të diagnostifikohet dhe do të marrë trajtimet e nevojshme, njofton Klan Kosova.