Flet për herë të parë pacienti që ju vendos çipi i Neuralink në tru

Noland Arbaugh, pacienti 29-vjeçar i cili është paralizuar nga shpatullat në gjithë trupin pas një aksidenti, u shfaq duke luajtur shah në laptopin e tij dhe lëvizur kursorin e mausit duke përdorur pajisjen e Neuralink.

Startupi i çipeve të trurit Neuralink i Elon Musk transmetoi live pacientin e saj të parë me një çip që luan shah online.

Noland Arbaugh, pacienti 29-vjeçar i cili është paralizuar nga shpatullat në gjithë trupin pas një aksidenti, u shfaq duke luajtur shah në laptopin e tij dhe lëvizur kursorin e mausit duke përdorur pajisjen e Neuralink.

Atij ju vendos një implant nga kompania në Janar dhe mund të kontrollonte mausin e kompjuterit me mendjen e tij tha Musk muajin e kaluar.

 

“Ndërhyrja ishte super e thjeshtë,” tha Arbaugh në videon e publikuar në platformën e medias sociale X ndërsa i referohej procedurës së implantimit.

“Dola nga spitali vetëm një ditë më pas.”

Muajin e kaluar u raportua nga agjencia e lajmeve Reuters se inspektorët e Administratës Amerikane të Ushqimeve dhe Barnave kishin gjetur probleme me kontrollet e cilësisë së eksperimenteve të Neuralink me kafshët.

Raporti u publikua vetëm një muaj pasi startupi mori aprovimin për të implantuar çipe në trurin e njeriut