Flota e kositëseve robotike solare që përdoren në vreshtat franceze

Kompania franceze Vitirover, ka zhvilluar një kositësve të automatizuar solare që mund të përdoret nëpër vreshtat dhe fusha tjera bujqësore.  

Këto kositëse mund të përdoren në grupe prej 50 njësish, në një pronë prej 50 hektarësh apo në një rreze prej 20 kilometrave.

Kositësen e përbëjnë qelizat polikristaline, e energjia akumulohet në bateri. Sistemi mund të punon me kapacitet të plotë në një pjerrtësi prej 15 gradë, dhe të arrijë shpejtësinë prej 300 kilometra në orë.

“Robotët janë zhvilluar në selinë tonë në Saint-Emilion. Çmimi i tyre varet nga terreni që mund ta përshkojë, numri i pengesave në hektarë tokë që i anashkalon, madhësia e paneleve solare”, ka bërë të ditur themeluesi i kompanisë Vitirover Arnaud de la Fouchardiere.

Dimensionet e robotit janë 750x390x290 mm dhe peshon 20 kilogramë. Posedon katër rrotë dhe në secilën ka motorin e vet. Prodhuesi francez pretendon se kositësja mund të punojë në të gjitha terrenet, duke prerë barin që është rritur nga 4 deri në 10 centimetra.

Sistemi përdor softuer për drejtimin dhe lëvizjen që i ndihmon të detektoj pengesat dhe t’ju afrohet sa më shumë të jetë e mundur, me qëllim që të kryej prerjen e barit përreth tyre. Sistemi AGPS i gjurmimit ka bateri që qëndron 15 ditë dhe ka një sistem alarmimi kundër vjedhjes.